Jepet sot “Topi i Artë”, cili futbollist shihet si favorit
Momenti i shumëpritur ka mbërritur; mbrëmë do të përzgjidhet futbollisti më i mirë i vitit në ceremoninë e “Topit të Artë.” Ky trofe, më prestigjiozi në aspektin personal, është ajo për të cilin luftojnë të gjithë futbollistët. Si çdo vit, Parisi ka nderin të presë yjet botërorë të këtij sporti. Ceremonia do të fillojë në orën 20:45 dhe pritet të mbajë të mbërthyer para ekranit miliona njerëz në të gjithë botën.
Çmimi më prestigjioz është Topi i Artë për meshkuj, por do të shpallen gjithashtu edhe çmimi për femra, portieri më i mirë, lojtari më i mirë i ri, trajneri më i mirë për femra dhe meshkuj, si dhe çmime të tjera. Vini Jr është favoriti kryesor për fitimin e këtij trofeu madhor, duke udhëhequr garën me 30 të nominuar. Braziliani fitoi Champions League dhe La Liga me madrilenët, si dhe shënoi një dygolësh në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.
Krahas tij, në garë janë edhe Erling Haaland, goleadori i Manchester City, si dhe Bellingham dhe Rodri. Ky i fundit është kampion evropian me kombëtaren spanjolle, ashtu si shoku i tij Carvajal, i cili gjithashtu ka fituar trofe të rëndësishëm në sezonin e kaluar. Për herë të parë në 15 vite, as Lionel Messi dhe as Cristiano Ronaldo nuk u nominuan, lojtarët që kanë fituar më shumë këtë trofe.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve