Jeta Xharra: Viti politik 2020 në Kosovë ka qenë një dramë greke
Në këndvështrimin e Jeta Xharra drejtoreshë për Kosovën e Rrjetit Ballkanin për gazetari hulumtuese BIRN, vitit 2020 për Kosovën ka qenë një dramë greke duke iu referuar këtu kryesisht zhvillimeve politike.
“Mendoj se ka qenë një dramë greke, për shkak se nuk kemi pasur vit tjetër ku jemi përballur me tre kryeministra të ndryshëm, kemi filluar vitin me Ramush Haradinaj, pastaj kemi vazhduar me Albin Kurtin e kemi përfunduar me Avdulla Hotin për të përfunduar me një vendim të gjykatës kushtetuese që thotë se dhe ky I treti është nul, nuk vlen qeveria e tij”,-shprehet gazetarja për Balkan Talks.
Sipas gjasave Vetëvendosja do jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme dhe sipas znj. Xharra kur ishte në pushtet tha mjaftueshëm argumente që është e gatshme për të qeverisur fort dhe gjatë Kosovën.
“Është e padrejtë për të pritur prej cilëndo parti të bëj për 50 ditë ndonjë ndryshim. Vetëvendosja ka qeverisur në tre qytete, ka pasur 5 vjet Prishtinën, tre vjet në Prizëren edhe diku 1 vit në Mitrovicë. Për mua këto tre komuna nuk kanë pasur ndonjë ndërrim epokal të udhëheqjes lokale”,-rrëfen Jeta Xharra.
Sipas znj. Xharra në Kosovë edhe armiqtë e Vetëvendosjes duan që ata të marrin 50%, që të shohin çfarë do bëjnë nëse kanë pushtetin.
LDK-ja ishte forca e dytë që doli nga zgjedhjet e kaluara, por që nuk mbajti premtimin për të qëndruar në qeveri me Vetëvendosjen. Zonja Jeta mendon se kjo mos mbajtje premtim do e penalizojë.
“Votuesi ka për ta penalizuar LDK-në, ndoshta jo shumë, por do ketë më pak deputetë se zgjedhjet e kaluara”,-thotë Jeta Xharra.
Kosova vazhdon bisedimet me Serbinë dhe pas fitores së Biden në zgjedhjet në SHBA të gjithë mendojnë se këto bisedime do shkojnë më mirë për shkak të njohjes së mirë të Biden të Kosovës.
“Po, do jetë më i lehtë bashkëpunimi me SHBA-në pasi e njohin Kosovën, por brenga ime e radhës është që për shkak të vorbullës që na ka futur klasa politike, do të kërkojnë zbatimin e marrëveshjes së asosacionit të komunave”,-shprehet znj. Xharra.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë