Jetëgjatësia rritet me 6.2 vite që nga viti 1990

5 Prill 2024 | 08:33

Jetëgjatësia është rritur me 6.2 vite që nga viti 1990 pasi shkaqet kryesore të vdekjes si infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, goditjet në tru dhe sëmundjet ishemike të zemrës janë trajtuar. Ky studim është botuar në “The Lancet”.

Sidoqoftë, menaxhimi i dobët i pandemisë Covid-19 “kufizoi” përparimin në shumë vende. Rajoni që përfshin Azinë Juglindore, Azinë Lindore dhe Oqeaninë pati rritjen më të madhe të jetëgjatësisë midis viteve 1990 dhe 2021, duke shënuar rekordin me 8.3 vite.

Në këto vende ra vdekshmëria nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes, goditjet në tru, infeksionet, por edhe mënyra sesi menaxhuan pandeminë e koronavirusit. Azia Jugore pati rritjen e dytë më të madhe në jetëgjatësi (7.8 vjet).

Studimi, i kryer nga Instituti i Pavarur i Kërkimeve Amerikane për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit, gjithashtu thekson sesi Covid-19 ka ndryshuar rrënjësisht 5 shkaqet kryesore të vdekjes për herë të parë në 30 vjet. Për herë të parë, pandemia u bë “vrasësja” kryesore.

Rajonet më të prekura nga pandemia Covid-19 ishin Amerika Latine dhe Karaibet, si dhe Afrika SubSahariane. Së fundi, studimi nxjerr në pah kërcënimet e reja nga sëmundjet jo të transmetueshme, si diabeti apo dhe sëmundjet e veshkave, të cilat janë në rritje në çdo vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026