Joe Biden gati për një mandat të dytë, shpallja e kandidaturës çështje kohe

Presidenti amerikan, Joe Biden
25 Shkurt 2023 | 16:43

A është Joe Biden gati për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë?

Këtë përgjigje e ka dhënë bashkëshortja e tij, Jill Biden gjatë një interviste për mediat. Sipas saj, shpallja e kandidaturës është çështje kohe.

“Ai thotë se ende nuk ka mbaruar punë. Nuk e ka mbaruar atë që filloi. Dhe kjo është më e rëndësishmja. Unë mendoj se gjithçka që Joe ka bërë, ja ka dalë. Ai na nxori nga kaosi. U zgjodh sepse njerëzit donin një udhëheqje të qëndrueshme.

Unë mendoj se ata e panë këtë tek Joe, panë karakterin, integritetin e tij. Ai erdhi në atë detyrë sepse e dinte çfarë donte të arrinte” u shpreh Zonja e Parë e SHBA gjatë një vizite në Kenia, ndalesa e dytë dhe e fundit e vizitës së saj pesë-ditore në Afrikë.

E nëse do të rizgjidhej Joe Biden në fund të mandatit të dytë, do të ishte 86 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në Nju Jork, ku dy automjete u përplasën me shpejtësi të lartë dhe përfunduan mbi...
09:57 | 11/07/2026

Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit

Një shpërthim i ciklosporiazës, një infeksion i shkaktuar nga paraziti mikroskopik Cyclospora, është përhapur në më shumë se gjysmën e shteteve amerikane, duke ngritur shqetësime...
09:14 | 11/07/2026

Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike

Mbretëria e Bashkuar po përjeton një vit rekord për temperaturat ekstreme, pasi Zyra Meteorologjike regjistroi 35.2 gradë Celsius në Coton-in-Elms, në Derbyshire, temperatura më e...
09:04 | 11/07/2026