English

Josif Gjipali shpjegon deklaratën kundër Ermonela Jahos

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tenori Josif Gjipali sqaroi në emisionin Review deklaratën ndaj Sopranos Ermonela Jaho lidhur me Masterclasin e zhvilluar prej saj, ku kjo e fundit u tregua kritike për mungesën e pjesëmarrjes.

- Advertisement -

Gjipali u shpreh se deklarata e tij nuk ka pasur për qëllim të fyejë këngëtares të cilën siç tha e vlerëson, por të tregojë se ata pedagogët të cilët ajo kritikoi, janë mësuar nga njerëz të njohur të artit që dinë më shumë se ajo.

“Emri im artistik është Xhuzepe Gjipali, kam parë komente edhe nga njerëz që nuk kanë lidhje me artin të guxojnë që ky tenori i frustruar. Edhe unë dhe të gjithë kolegët e im, dhe Ermonela është dakord që as unë as ajo nuk dimë më shumë se mësuesit tanë. Kur thua që asnjë pedagog i arteve nuk erdhi në masterclass, ti e di që aty ka ca njerëz që kanë kënduar në jetën e tyre dhe ua kanë mësuar ata që dinë më shumë se ata. Në deklaratën time është shprehur qartë që kam respekt të padiskutueshëm për këngëtare, por Ermonela Jaho nuk e njeh fare realitetin shqiptar, ku flitet për Big Brother dhe s’i intereson njeriu çfarë bëhet me lirikën”, tha Gjipali.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?