Jozefina Topalli i bashkohet protestës: Përçarjen e tejkaluam, të lirohet Berisha

11 Korrik 2024 | 21:02

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli i është bashkuar protestës së opozitës që po mbahet para kryeministrisë. në një deklaratë për gazetaren e Euronews Albania Esiona Konomi Topalli u shpreh se janë me qindra arsyet ose ajo dhe gjithë qytetarët duhet të jenë në shesh për të protestuar.

Sipas saj, largimi masiv i të rinjve, plakja e popullsisë, për të mos përmendur korrupsionin qeveritar dhe varfërinë janë arsye të forta për të larguar këtë qeveri.

“Ne kemi një problem të madh se kemi kryetarin të arrestuar. Problemi më i madh i kombit tonë sot është boshatisja, të rinjtë janë larguar, në asnjë vend tjetër shpejtësia e plakjes së popullsisë nuk është në nivelet e vendit tonë. Unë besoj se problemet e përçarjes nuk ekzistojnë më, kemi pasur një kalvar të gjatë, por shqiptarët kërkojnë një opozitë të fortë që të luftojë këtë qeveri të korruptuar. Kryetari duhet të lirohet, është çështje e pluralizmit”, tha Topalli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026