“Ju bëj letrat”- U mori 40 mijë paund emigrantëve në Angli, arrestohet mashtruesi
Me urdhër të prokurorisë së Tiranës është ndaluar një qytetar nga Berati i cili dyshohet se u ka marrë përmes mashtrimit rrth 40 mijë paund 2 emigrantëve shqiptarë.
Personi i ndaluar u ka premtuar dokumenta angleze personave në Britani, duke u marrë shuma të konsiderueshme parash.
Prokuroia e Tiranës bën me dije se pas bërjes publike të rastit, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës mashtruese.
“Një qytetar nga Fieri i është drejtuar këtij emisioni, për të denoncuar se vëllai i tij prej disa vitesh jeton në Angli, pa dokumente. Njihet me shtetasin M. N., nga qyteti i Beratit dhe ky i fundit i premton se do i sigurojë dokumente angleze. Shtetasi M. N. dyshohet se i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 30.000 pound.
Gjithashtu pranë emisionit ivestigativ pas transmetimit të këtyre pamjeve, ka dërguar sms dhe shtetasi E.A., me vendbanim në Angli, duke denoncuar një rast tjetër mashtrimi, ku rezultoi se këtij shtetasi me të njëjtën skemë i janë marrë 10.000 pound. Pas këtij momenti dhe komunikimit me gazetarët e Emisionit Investigativ Stop, u administruan pamjet filmike, u kontaktuan qytetarët duke marrë kallëzimet përkatëse dhe u ndalua shtetasi, M. N., si person i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Ndihma për Kalim të paligjshëm të kufijëve” parashikuar nga neni 143/3 dhe 298/3 i K.Penal”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pjesë e grupit që trafikoi 3.4 ton kanabis drejt Italisë, arrestohet 31-vjeçari
- VIDEO| I riu qëllon me armë nga mbrapa taksistin: S’duhet t’u besosh të gjithëve
- I akuzuar për vrasje në Elbasan|Arrestohet në Londër Donald Hoxha, pritet ekstradimi
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë