Ju doni “ligjin” apo “Maliqin”? Vangjel Dule replika me Ndrecën për Belerin

1 Prill 2024 | 22:25

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, tha në “Noë me Erla Mëhillin”  në Euroneës Albania, se nuk ka asnjë pengesë ligjore për betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak   i Himarës.

Ai theksoi se Beleri nuk akuzohet për korrupsion në ushtrimin e detyrës duke theksuar se akuza ndaj tij është e dyshimtë.

“Nuk ka asnjë pengesë dhe kondicionim kushtetues dhe ligjor për betimin e Belerit. Hetimi ka përfunduar, akuza është ngritur, presim që të gjykohet dhe apelimi në Gjykatën e Apelit.  Sot kur ende Beleri prezumohet i pafajshëm dhe është i pafajshëm, pse nuk lejohet të kryhet betimi dhe më pas të vazhdojë dhe procesi ligjor. Nëse Beleri gjendet fajtor dhe ky vendim është i formës së prerë, natyrisht që do veprojë ligji si me të tjerët dhe me Belerin. Por nuk është njësoj me një kryetar bashkie që akuzohet për korrupsion në ushtrimin e detyrës. Beleri është më një akuzë krejt të dyshimtë. E drejta kushtetuese, prevalon dhe Beleri e ka të drejtë Kushtetuese që të betohet. Pushteti ka legjitimitet. Po flasim në bazë të ligjit dhe Kushtetutës, nëse doni në bazë të Maliqit, mund ta interpretojmë si të doni”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026