“Jugosllavia na ka mbajtur me bukë”, Elvis Hoxha: Deklaratat e Ramës janë skandaloze

26 Qershor 2023 | 22:18

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Ai ka komentuar ndër të tjerat edhe qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë  Edi Rama, ku tha se frazat e përdorura prej tij janë të dyshimta dhe gjithnjë në interes të presidentit të Serbisë.

“Rama prodhon aq shumë fraza, krejt të dyshimta në aspektin kombëtar. Të dyshimta janë edhe fraza të tipit historik, Jugosllavia  ishte hapësirë e lirisë, Jugosllavia na ka mbajtur me bukë. Fraza më të rënda se kaq unë nuk di të them të drejtën, që në situata në ngjashme politike dhe rajonale të guxonte presidenti apo kryeministri i një vendi të thoshte fraza të tilla.

Jugosllavia hapësirë e lirisë është 660 shekuj burg për shqiptarët nga viti ’45 deri në ’91, kjo është hapësira e lirisë që thotë kryeministri. Në çdo organizim kombëtar, Rama ka shprehur gjithmonë hallin e Vuçiçit, asnjëherë nuk ka parë pozicionin e vështirë të Kosovës”,-tha Elvis Hoxha në Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026