Julian Hodaj: Pastrimi i policisë në fazë të re, ndëshkim për të inkriminuarit
Zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hodaj dha këtë të premte një deklaratë për mediat ku tha se vetëpastrimi i organizatës së policisë po hyn në një faze të re.
Në fjalën e tij zëvendës ministri theksoi se kushdo që kryen vepër penale duke përdorur apo duke u fshehur pas uniformës do të përgjigjet përpara ligjit.
Ai tha se ata efektivë policie të cilët përdhosin uniformën njollosin gjithashtu sakrificën dhe gjakun e atyre qindra dëshmorëve të rënë në krye të detyrës duke i shërbyer qytetarëve dhe shtetit.
Deklarata e zëvendës ministrit të Brendshëm Julian Hodaj
Vetëpastrimi i organizatës së Policisë po hyn në një fazë të re. Për një betejë të suksesshme dhe në dobi të qytetarëve, të cilët meritojnë siguri publike me standardet më të mira, Policia e Shtetit do të jetë një organizatë e shëndoshë dhe e fuqishme në goditjen e paligjshmërisë në tërësi dhe krimit të organizuar e trafiqeve në veçanti.
Në këtë kuadër, siç është theksuar nga Ministri i Brendshëm, goditja e elementeve te inkriminuar apo edhe shkelësve të etikës, edhe brenda radhëve të organizatës së Policisë së Shtetit do ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër të sundimit të ligjit.
Nga ana tjetër, një Polici e pastruar nga elementët e dëmshëm, qofshin këta të inkriminuar apo shkelës së etikës, është një vlerësim më shumë për punën e palodhur të mijëra e mijëra uniformave blu që shërbejnë me besim të palëkundur te shteti i së drejtës. Ata meritojnë respekt vlerësim e mbështetje.
Vetëm gjatë javës së fundit, falë operacioneve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me prokuroritë respektive të juridiksionit të përgjithshëm janë vënë përpara përgjegjësisë ligjore, konkretisht:
Në Durrës, një oficer policie, i dyshuar si i implikuar në korrupsion dhe në përpjekje për të zhbërë luftën e policisë kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Rasti tjetër në Lezhë, ku punonjës të policisë kishin mbyllur sytë përballë kultivimit të bimëve narkotike, tregon se kushdo që kryen vepër penale duke përdorur apo duke u fshehur pas uniformës do të përgjigjet përpara ligjit. Këta individë që përdhosin uniformën, jo vetëm tradhtojnë kolegët e tyre dhe organizatën, por njollosin gjithashtu sakrificën dhe gjakun e atyre qindra dëshmorëve të rënë në krye të detyrës duke i shërbyer qytetarëve dhe shtetit.
Këto operacione janë vetëm fillimi dhe një sinjal i qartë për vendosmërinë pa kompromis të qeverisë shqiptare dhe të Ministrisë së Brendshme për pastrimin e radhëve të Policisë së Shtetit nga ata elementë të cilët e dëmtojnë atë.
Jo më pak i rëndësishëm – është zbatimi rigoroz i kodit të Etikës së drejtuesve dhe punonjësve të policisë së shtetit. I afishuar tashmë në çdo komisariat apo drejtori në Shqipëri, ky Kod duhet ti kujtojë të gjithëve se organizata ekziston për ti shërbyer qytetarëve. Jo rastësisht, këtë javë janë zbatuar edhe masa ndëshkuese për shkelje të këtij kodi deri në përjashtim punonjësish dhe kështu do vazhdojë të jetë për këdo që nuk e respekton atë.Në emër të Ministrisë së Brendshme shpreh besimin se, forcimi i bashkëpunimit mes të gjitha hallkave të zinxhirit të drejtësisë, në luftën e përbashkët për goditjen e krimit, do t’i japin Shqipërisë dhe shqiptarëve një nivel akoma më të lartë të sundimit të ligjit.
Përfitoj nga rasti që në emër të Ministrisë së Brendshme, të inkurajoj të gjithë qytetarët që të besojnë dhe të mbështesin punën e Policisë së Shtetit. Angazhimi juaj, me denoncime për raste të shkeljes së ligjit apo shkelje të etikës, do ta bëjnë Policinë një organizatë më të shëndetshme, në zbatim të ligjit dhe garantimit të rendit e sigurisë publike.
Integriteti, profesionalizmi dhe etika janë kolona mbështetëse për të ngritur standardet e policimit. Ndaj ne do të shohim dhe do të ecim vetëm përpara. Faleminderit.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur