Jupi: Qeveria e Edi Ramës rrëzohet vetën nga një politikë me moral
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanta Jupi tha në një intervistë për Euronews Albania se politika do moral dhe shqiptarët nuk do të zgjedhin një të korruptuar që garon kundër një tjetri.
Sipas saj me Edi Ramën mund të luftohet vetëm me moral politik dhe kjo është forma e vetme se si mund të rrëzohet qeveria.
“Ky moral politik nuk është duke iu ofruar shqiptarëve përballë një të korruptuari ca të korruptuar të tjerë, apo ca të tjerë të shpallur non grata. Shqiptarët nuk do të zgjedhin më të keqen më të vogël. Po e shikojmë nga zgjedhjet në zgjedhje se numri i shqiptarëve që besojnë te politika po bie gjithnjë e më tepër. Kjo do të thotë se shqiptarët po refuzojnë një opozitë që kërkon bashkimin, kërkon forcën opozitare pikërisht te numrat.
Forca opozitare sot duhet gjetur te vlerat. Partia Demokratike ka qëndruar në një betejë të rëndësishme me vetveten. Nuk është kaq e thjeshtë të luftosh dhe të këpusësh zinxhirin 32-vjeçar të një politike që ka refuzuar të qarkullojë elitën e saj, ka refuzuar të sjellë në krye të vendit njerëz të vlefshëm për ta drejtuar Shqipërinë drejt së ardhmes,” – u shpreh Jupi.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 19:38 Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim