Juristi: Debati për dënimin me vdekje i pavlerë. Jemi shoqëri e sëmurë, mund ta mitizojmë krimin

17 Nëntor 2021 | 21:46

Juristi Sokol Hazizaj tha se mungesa e regjistrimit të njerëzve me çrregullime mendore në Shqipëri dhe mungesa e institucioneve për trajtimin e tyre është problemi më i madh që sjell ngjarje të rënda si ajo e Fierit ku u masakruar një fëmijë vetëm 8 vjeç.

“Shteti e ka marrë peng shoqërinë, kemi një institucion në burg dhe tre spitale me numwr të reduktuar. Kemi mungesë matrikulimi për njerëzit  me çrregullime mendore. A ka ndonjë investim për spital psikiatrik?” tha Hazizaj.

Sipas Hazizajt, debati që po bëhet sot kudo në Shqipëri për rikthimin e dënimit me vdekje nuk ka asnjë vlerë dhe rrezikon të penalizojë një shoqëri të tërë.

Duke sjellë në vëmendje faktin se Shqipëria është pjesë e Këshillit të Evropës dhe kandidate për në Bashkimin Europian, juristi tha se pretendimet për kthim të dënimit me vdekje gjithë rrugën që ka bërë vendi drejt integrimit në BE.

“Nuk mund të penalizojmë gjithë shoqërinë për shkak të disa individëve duke vendosur përballë jetën me marrjen e saj”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026