Juristi zbërthen dëshmitë e fëmijëve që vranë babain: Ja ç’do ndodhë me ta tani
Juristi Redi Ramaj tha në “Now me Erla Mëhillin” se vrasjet brenda familjes e shkatërrojnë plotësisht shoqërinë.
Duke folur për rastin e vrasjes së Pëllumb Metës, ai tha se më tepër ka rrethana rënduese për fëmijët që kanë marrë pjesë në vrasjen e tij se sa lehtësuese.
“Me këto rrethana që unë shikoj deri më tani më tepër u rëndohet pozita fëmijëve. Nuk shikoj të ketë dhunë nga i ndjeri që ka qenë kryetari i familjes, nuk kemi të dhëna të ketë ushtruar dhunë ndaj ndonjë anëtari të familjes.
Ngjarja nuk ka qenë në gjaknxehtësi e sipër. Ata kanë bërë edhe veprime të drejtpërdrejta për të fshehur ngjarjen.
Kanë qenë të kthjellët në momentin e ngjarjes, kanë qenë në bashkëpunim, të paktën fëmijët. Të gjitha këto elementë të marrë sa bashku e rëndojnë pozitën maksimalisht. Nuk e dimë se çfarë mund të zbulohet në të ardhmen”,-tha juristi Ramaj.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 08:09 Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
- 08:05 Çfarë duhet të dimë nga sulmet e nisura mes SHBA dhe Iran deri tani?
- 08:01 Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit
- 07:57 Trump lëshon deklaratën për Iranin: Sa herë që na godasin, ne do t’i godasim 20 herë
- 07:22 Trump: Irani kërkon me ngulm marrëveshje, synimi është çarmatimi bërthamor
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik