Juristja Gjikondi: Dhuna brenda familjes haset kryesisht në zonat rurale
Numri më i madh i dhunës brenda familjes haset në dhomat rurale të vendit, tha në emisionin “Now” juristja Brisida Gjikondi.
Znj. Gjikondi përmendi rastin më të fundit të abuzimit në familje, ku një vajzë 5-vjeçare është shtruar në spital për shkak se i ati kishte ushtruar dhunë seksuale ndaj saj.
Juristja tha se gjëja më tragjike është se e ëma e 5-vjeçares ka mbështetur të shoqin, edhe pse ishte në dijeni të ushtrimit të dhunës.
Brisida Gjikondi tha se duhet të kishte ndërhyrë shteti, duke i hequr kësaj nëne të drejtën prindërore.
“Shteti duhet t’i hiqte nënës të drejtën prindërore pasi në sy të saj ishte konsumuar një vepër kriminale kundrejt fëmijës 5 vjeç”, u shpreh znj. Gjikondi.
Ajo tha se qeveria ka “fjalë të bukura dhe strategji”, por nuk ka bërë diçka për të parandaluar abuzimin seksual të të miturve, një fenomen i hasur jo rrallë në vendin tonë.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 18:29 Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore
- 18:23 Spanja pritet të mirëpresë 100 milionë turistë këtë vit
- 18:16 Shpërthejnë zjarre në Francë, mbi 10 mijë të evakuuar
- 18:16 Goditjet nga i nxehti, mjekët paralajmërojnë: Shkaktohen edhe gjendje komatoze
- 18:11 Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun: Mendoj se u mor vendimi i duhur
- 17:44 Netanyahu sulmon Erdoganin dhe i kërkon SHBA-së të mos i shesë Turqisë avionët F-35