Juristja shqiptare nga Italia në Samitin e Diasporës: Në Shqipëri nuk kam vend ku të flas
Samiti i Diasporës në Tiranë u shoqërua me kritika në disa prej paneleve, ku pjesëmarrës nga diaspora shprehën pakënaqësi për mungesën e hapësirës reale për përfshirje.
Juristja shqiptare që punon në Prokurorinë e Bolonjës, Eva Baçi, ngriti tone të ashpra gjatë një paneli ku ishin të pranishëm edhe drejtues politikë, duke theksuar se, megjithë dëshirën për t’u kthyer dhe kontribuar në Shqipëri, diaspora nuk po dëgjohet mjaftueshëm.
Ajo u shpreh se samitet shpesh mbeten në nivel deklarativ dhe nuk u japin zë aktorëve kryesorë, vetë diasporës. Sipas saj, profesionistët shqiptarë jashtë vendit ndihen të papërfaqësuar dhe të papërkrahur, ndërsa trajtohen më shumë si statistika sesa si potencial real për zhvillimin e vendit.
Baçi theksoi se, pavarësisht përgatitjes së lartë dhe gatishmërisë për të kontribuar, mungojnë mundësitë konkrete për angazhim. Ajo kritikoi gjithashtu organizimin e paneleve dhe distancën e politikës nga realiteti i emigrantëve shqiptarë.
“Unë kam mbaruar 3 fakultete në Bolonjë, kam dy specializime. Kemi kërkuar shumë herë, që të hyjmë të japim kontributin tonë. Unë punoj 14 orë në Itali, por mund të punoj 20 orë për Shqipërinë. Unë nuk kam vend ku të flas, dua të shpreh atë që kam, sepse përndryshe ne ngelemi vetëm numra. Unë nuk mund të pres biletën të vij që andej për të qenë një numër. Unë kam ngelur shumë keq dje, kur u dhanë çmimet. Në krahun tim është njëri nga sipërmarresit shqiptarët që i jep punë 350 familje dhe ju nuk i dhatë një çmim, Astrit Poti.
Në përfundim, përfaqësuesja e diasporës bëri thirrje për më shumë hapje dhe përfshirje reale, duke nënvizuar se Shqipëria nuk ka mungesë kapacitetesh njerëzore, por mungesë mundësish për t’i angazhuar ato.
Berisha reagon për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës
Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët
- 15:14 Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit
- 15:03 GJKKO dënon me mbi 111 vite burg 17 anëtarë të grupit që kultivoi kanabis në sera në Berat
- 14:49 Ministri i Jashtëm i Egjiptit: BE do të na japë në ditët në vijim paketën e ndihmave prej 1.5 miliardë euro
- 14:37 Tre palestinezë të plagosur në sulmin izraelit në një fshat në Bregun Perëndimor
- 14:26 Avokati i Popullit: Deri të premten nuk ka pasur ankesa për ushtrim dhune ndaj protestuesve të ndaluar
- 14:15 Berisha reagon për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës