‘Justifikimi se na duhen hotele masive, vetëm për betonizim të plazheve’ thotë aktivisti

30 Shtator 2021 | 22:16

Aktivisti mjedisor Ened Mato është i mendimit se turizmit shqiptar i mungon qëndrueshmëria. Ai shprehet kritik ndaj projekteve të mëdha hoteliere duke marrë si shembullin më të gabuar betonizimin e bregdetit të Durrësit.

“Po të shohim turizmin e Durrësit se si është shkatërruar gjithë bregdeti, duke hequr pyjet duke bërë beton të lartë tregon se është shkatërruar peizazhi për të akomoduar disa njerëz, tani Durrësi e mbajti këtë, por Dhërmiu, Jala, Qeparoi dhe plazhe të tjera gjysmë-ekzotike, të vogla, nuk mbajnë fare as hoteleri, as shkatërrime të kësaj natyre si në Durrës, që vazhdon deri 3 kilometra më tej,” – u shpreh Mato.

“Justifikimi se na duhen hoteleri masive në plazhet e Rivierës është për betonizimin e atyre plazheve,” – këmbënguli Mato duke shtuar se do shkatërrohet peizazhi.

Mato iu referua më pas gjetjeve të Barometrit sipas së cilave mesatarisht shqiptarët shpenzojnë rreth 2,500 lekë në ditë për pushime. Thënë këtë ai këmbënguli se në Rivierë ku dhomat e hoteleve shkojnë deri në qindra euro nata, ndërtimi i tyre nuk është për shqiptarët dhe turizmi masiv mund të dëmtojë natyrën.

“Pse u dashkan 100 hotele në Dhërmi me nga 300 euro nata, pse u dashka në Jalë 6 resorte siç duan të bëjnë, me 200-300 euro nata ku 400 metra është gjithë plazhi, ku do të shkojnë gjithë këta njerëz që do të vijnë, ky është shkatërrim i natyrës, […] ato plazhe nga ana ekologjike nuk i mbajnë këto masa njerëzish,” – tha Mato.

Aktivisti theksoi se pas shkatërrimit të natyrës në Rivierë do të mbeten vetëm godinat e betonit si në Durrës.

Deklarata e tij nxiti debate në emisionin “Barometri”, ku opinion ndryshe kishte Arben Çipa, sipërmarrës, njëherësh drejtues i një shoqate me operatorë turistikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025