“Ka abuzime”- Balluku: Do kallëzoj në SPAK skemën korruptive të ujësjellësit Vlorë

31 Maj 2024 | 14:48

Zv. Kryeministrja, Belinda Balluku, ka mbajtur këtë të premte një takim me punonjësit e ujësjellës-kanalizimeve në qytetin e Vlorës.

Në fjalën e saj Balluku ka parlajmëruar zero tolerancë për punonjësit në këtë institucion, ku theksoi se do të çohen përpara drejtësisë të gjithë ata që abuzojnë me detyrën.

Balluku shtoi se ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve në qytetin e Vlorës është përfshirë në një aferë korruptive. Ajo ka shtuar se çdo person që është përfshirë në këtë skemë do të kallëzohet në SPAK dhe do të ndiqet penalisht.

“E vetmja ndërmarrje që ka një problem është ajo e ujësjellës kanalizimeve të Vlorës. Do ta kuptoja paaftësinë e drejtuesve dhe keqmenaxhimin, por që të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorës dhe të jemi në risk që të mos kemi mundësi që të ofrohet shërbimi ashtu siç duhet, sepse një grup ka vendosur të marrë paratë e kompanisë dhe t’i përdorë për qëllimet e veta kjo është diçka që ju duhet ta dini zyrtarisht, kjo nuk është një çështje që do lihet në sirtare, por do ndiqet ligjërisht për të gjithë të përfshirët. Kjo është detyra ime personale dhe stafit të Ministrisë dhe do t’i shkohet deri në fund. Do çoj dosjen në SPAK”, tha Balluku.

Ajo ka thënë se do jetë vetë ajo që do të dërgojë dosjen ne SPAK dhe paralajmëron pjestarët e grupit të përgatiten dënimin.

“Bëjmë me dije që kjo çështje që do të ndiqet penalisht, thellësisht për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë abuzim, për të gjithë aktorët e përfshirë papërjashtuar këtu askënd, nga dizenjuesi i skemës korruptive e deri te ekzekutuesi më të lartë të kësaj skeme. Mendova që është më mirë t’jua thoja vetë, që mos ta kishit surprizë kur të shikoni dosjen që do të çoj në SPAK”- tha zv. kryeministrja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e...
14:15 | 06/07/2026

3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre pozicione për anëtarë në Këshillin...
14:00 | 06/07/2026

Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbardhur detajet e fundit mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s në Turqi....
12:00 | 06/07/2026