“Ka dyshime se…”- Balla për tragjedinë në Shkodër: Viktimat të dënoncojnë dhunën
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj të mitur dyshohet të jenë vetëmbytur në lumin Bunë, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.
Përmes një postimi në Facebook, Balla është shprehur se ka dyshime të forta që vetëvrasja të jetë nxitur nga dhuna në familje dhe presioni psikologjik.
Balla apeloi që të gjithë viktimat e dhunës duhet ta denoncojnë atë, duke shtuar se dhuna ndaj grave nuk është më një çështje private, por ajo duhet të bëhet publike.
Reagimi i Ballës:
🇦🇱 Ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, na ka tronditur të gjithëve. Njësia e specializuar e RENEA dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Publike janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna. Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.
Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo na intereson të gjithëve. Dhe ne, e gjithë shoqëria, duhet t’i nxisim viktimat e dhunës ta denoncojnë. Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!
🙏Kërko ndihmë në ☎️116117
🙏Raporto në📱129
LEXONI GJITHASHTU:
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
- 14:36 Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)