“Ka kërcënime, manipulime, shantazhe”, hoxha: Kreu i KMSH u zgjodh pa garë

3 Mars 2024 | 20:20

Bujar Spahiu u rizgjodh një ditë më parë në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Justinian Topulli, hoxhë tha në emisionin Review në Euronews Albania se kreu i KMSH u zgjodh pa garë dhe këtë e tregon fakti se ai mori 82 vota, ndërkohë që 2 kandidatët e tjerë morën nga 3 vota.

Sipas tij, komuniteti mysliman kontrollon këshillin e përgjithshëm, anëtarët e të cilit nuk janë të zgjedhur por të emëruar.

“Në terren ka manipulime, shantazhe, shpesh nuk ka as votime fare, derisa vjen tek ata që zgjidhen. Kemi kërkuar ndryshimin e ngërçit që më shumë se gjysma e këshillit të përgjithshëm të komunitetit mysliman janë të emëruar. Kjo bën që i gjithë komuniteti mysliman të kontrollojë këshillin e përgjithshëm. Nuk bëhen zgjedhje reale, por fiktive. Herën e parë kishte 59 vota, kishte një lloj gare, këtë radhë mori 82 vota, 2 të tjerët morën nga 3 vota. Do të thotë që nuk ka pasur garë fare. Vetë kryetari nuk ka ndonjë kredibilitet fetar, ka kaluar nga zyra në zyrë”, tha hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026