“Ka pasoja”, Celibashi-emigrantëve: Shmangni fotografimin dhe publikimin e votës

2 Prill 2025 | 22:37

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin Barometri në Euronews Albania.

Celibashi bëri thirrje që votuesit nga jashtë të shmangin çdo tentativë për të publikuar foto të votës ose për të treguar për kë kanë votuar. Ai tha se kjo do të ishte në shkelje të ligjit dhe ata që e bëjnë këtë do të përballen me pasojat.

“Votuesit nga jashtë dhe të tjerët duhet të jenë të zhveshur nga tundimi për të demonstruar sesi kanë votuar dhe për kë kanë votuar. Nuk do të jetë e vështirë të shikohet nëse një fletë votimi forografohet dhe qarkullon në rrjetet sociale. Do ishte mirë që askush të mos e tentojë të publikojë votën në internet, sepse është më e thjeshtë se sa në rastet e tjera për tu zbuluar. Kjo është një provë e hapur e sfidimit të ligjit dhe me siguri do të ketë pasoja”, tha Celibashi.

Atij iu bë një pyetje në lidhje me mënyrën sesi do të ruhet konfidencialiteti i kësaj vote, kur të gjithë votuesit jashtë nuk votojnë në qendra votimi, por në shtëpitë e tyre.

Përballë tij gazetari Ervin Koçi shprehu shqetësimin në lidhje me këtë dhe e pyeti kryekomisionerin: “Ku e kemi garancinë se emigranti nuk do ta plotësojë votën në tavolinën e bukës në shtëpinë e tij dhe jo në tavolinën e një subjekti apo në praninë e një përfaqësuesi politik?”

Celibashi e pranoi se verifikimi i kësaj situate është i vështirë, por shtoi se, nëse do të dalin indicie që tregojnë se votimi është bërë nën ndikimin e palëve të treta, votuesi do të ndëshkohet me sanksione.

“Natyrisht është pak e vështirë, por nëse verifikohet, i nënshtrohet procedimit penal dhe natyrisht ka sanksione. E vërteta është që nuk është e thjeshtë për të verifikuar sesi po voton emigranti, por nëse do të ketë indicie në një mënyrë ose një tjetër, ndonjë provë ose indicie që diçka nuk ka shkuar mirë me këtë protokoll, është shqetësim, por nuk besoj që do ndodhi kjo gjë. Mund të ketë raste sporadike sepse nuk mund të monitorosh, p.sh. bie fjala sesi mund të votojnë 52 mijë votuesit në Itali. Është pak e vështirë jashtë vendit, është vështirë…”, tha Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025