Ka qytetarë që nuk dihet si e kanë marrë patentën, thotë Gonxhja
Blendi Gonxhja, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, DPRRTSH, thotë se qëllimi i shtrëngimit të kushteve për marrjen e patentës bëhet për të shmangur rastet abuzive të njerëzve të papërgjegjshëm.
Në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania, Gonxhja u shpreh se situata nuk është e rastësishme, pasi është e ditur se shumë njerëz në të shkuarën e kanë marrë patentën me lekë, madje ka nga ata që nuk e dinë si e kanë marrë patentën.
“Me ndryshimet në kodin rrugor e pamë të nevojshme të bënin një shtrëngim edhe më të madh, që të shkundte përfundimisht ata që bëjnë shkelje të përsëritura agresive; që e tejkalojnë gabimin njerëzor; që bëjnë skena në semafor apo vijat e bardha duke rrezikuar jetën e të tjerëve. Kemi shtrënguar masat, sepse nuk duam që në këtë pikë të mos ketë më asnjë lloj shtegu. Kjo situatë nuk është rastësishme në një vend kur edhe diplomat e shkollës janë dhënë për dreka-darka, nuk diskutohet që edhe patentat janë dhënë gjithashtu. Këta janë njerëz që nuk e dinë si e kanë marrë patentën, që nuk kanë lexuar kurrë asnjë libër”, tha Gonxhja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Blendi Gonxhja: 50 % e atyre që bëjnë aksidente janë pa patentë
- Blendi Gonxhja tregon se çfarë ndodhë nëse shoferët humbin pikët e patentës
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset