Kadilli kundër Alibeajt: I futi Berisha, i bëri ministra e s’ja kanë idenë politikës
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli mbajti një qëndrim kundër Enkelejd Alibeajt duke e akuzuar se po merr peng opozitën.
Sipas tij ishte Berisha ai që i dha fillimisht mundësinë për t’u futur në politikë.
“Opozitë që pranon të luajë në kategori të dytë është kjo tani dhe përgjegjësia totale është e lidershipit, e Berishës, Bashës, Alibeajt po deshe sepse është e pafalshme kjo që dëgjojmë sot. Ka një vit Alibeaj që është kryetar i kësaj partie, sot e la të marrë vendim?! I ka futur Berisha në politikë, i ka bërë ministra, i ka lënë dhe topin dhe s’dinë të bëjnë asgjë,” – u shpreh Kadilli.
Ai tha për “Barometri” në Euronews Albania se në këtë mënyrë po humb mundësia për të krijuar një opozitë shqiptare dhe rrjedhimisht Edi Rama do të luftojë vetëm me veten e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç