Kalaja: Braçe tronditi PS-në, por mund të jetë strategji e Ramës për Tiranën

4 Prill 2026 | 21:07

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aulon Kalaja, foli në lidhje me kandidaturat që po diskutohen për kreun e Bashkisë së Tiranës, ndërsa u shpreh se është ende herët për të dhënë një vlerësim të qartë për garën, pasi sipas tij mungojnë platformat politike dhe vizioni konkret i kandidatëve. Ai theksoi se deri në këtë moment kemi më shumë deklarime dëshirash dhe lëvizje të brendshme sesa një përballje reale elektorale të strukturuar.

Duke u ndalur te emrat e përfolur, ai komentoi hyrjen në skenë të Erion Braçes ku u shpreh se ky i fundit ka krijuar një lëvizje të fortë brenda Partisë Socialiste. Sipas tij, kjo ka tronditur balancat e brendshme, sidomos në raport me Ogerta Manastirliun, e cila shihej si një kandidate e afërt me kryeministrin Edi Rama.

Kalaja ngriti dyshime nëse kjo situatë është një zhvillim spontan apo një strategji e mirëkalkuluar nga Rama për të testuar kandidatët dhe për të rritur konkurrencën brenda PS-së. Ai theksoi se nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një lëvizje taktike për të vendosur një kandidat më të fortë përballë opozitës

“Diagnoza është shumë herët për t’u bërë, sepse ende nuk kemi parë platforma politike. Kemi një dëshirë të një socialisti të vjetër, për disa të nderuar, për një pjesë tjetër një figurë të konsumuar si Erion Braçe, që ka shprehur dëshirën për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës. Kjo ka tronditur opinionin brenda Partisë Socialiste, sepse kjo kandidaturë i ishte premtuar zonjës Ogerta Manastirliu, e cila konsiderohet si një njeri shumë i afërt me zotin Rama. Unë nuk jam ende i qartë nëse kjo është një lëvizje e menduar nga zoti Rama apo jo. Mund të jetë një strategji për të hapur një dinamikë të re brenda Partisë Socialiste, gjë që për hir të së vërtetës është për t’u vlerësuar, sepse dukej sikur debati në këtë forcë politike kishte vdekur prej kohësh. Ka disa zhvillime të tjera brenda PS-së, përfshirë edhe emra që përfliten për projekte politike, por nuk mund të them që ka një kohezion të qartë. Lëvizja më e fortë mbetet ajo e Erion Braçes. Nuk përjashtohet që kjo të jetë një lëvizje e Ramës për të testuar terrenin dhe për të vendosur një kandidat më konkurrues. Por në këtë fazë jemi ende në nivel spekulimesh dhe do të jetë koha ajo që do ta qartësojë situatën”, tha Kalaja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026