Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara, 115 mijë persona, 40% më shumë se para 1 viti

25 Korrik 2024 | 16:17

Kalaja e Gjirokastrës është monumenti i kulturës më i vizituar në vend, ndërsa prej fillimit të vitit numëron rreth 115 mijë vizitorë vendas dhe të huaj. Me vlerat historike dhe ndërtimore kështjella e Argjiros tërheq veçanërisht turistët e huaj, të cilët janë 5 herë më shumë se ata vendas.

“Kalaja e Gjirokastrës në shifrat e 7 mujorit është rreth 40% më shumë vizitorë se viti  i kaluar, shifra konkrete është 115 mijë vizitorë janë deri në ditën e sotme në kalanë e Gjirokastrës krahasuar me 82 mijë vizitorë që ka patur  në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,  theksojmë faktin që shumica e vizitorëve janë vizitorë të huaj në masën 80% vizitorë të huaj dhe 20% vizitorë  vendas”, ka thënë Ardis Dika, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër.

Turistët e huaj që vizitojnë kështjellën vijnë nga vende të ndryshme të botës ndërsa shprehin interes për vlerat historike të saj, muzeumeve dhe në tërësi të qytetit të Gjirokastrës

“Vizitueshmëria  dhe interesi i madh  për Muzeun e Kalasë  tregon  që vizitorët  janë më tepër të huaj  sesa shqiptarë  ka nga Europa, nga Amerika, nga Australia  e largët dhe  të gjithë janë të interesuar për historikun  e qytetit”, ka thënë Albana Ismaili, cicerone.

Një pjesë e turistëve që ndodhen për herë të parë kështjellën e gurtë e cilësojnë të veçantë duke premtuar se do të rikthehen sërish në Gjirokastër dhe vendin tonë.

“Jemi nga Australia, kështjella me të vërtetë na u duik fantastike  mësuam shumë ndërsa ndeshëm pjesë të hisorisë këtu, me të vërtetë e mrekullueshme”, tha një turiste.

“Jemi nga Spanja, ngelëm të befasuar nga vizita këtu në kala, sepse ka shumë gjëra të bukura,  më parë se të vinim këtu vizituam Beratin,mendojmë se të dy qytetet kanë gjëra të përbashkëta por kjo kështjellë e bën Gjirokastrën të veçantë”, tha një turist.

Përgjatë këtyre ditëve të sezonit veror specialistët e monumenteve vazhdojnë mirëmbajtjen e kalasë së Gjirokastrës dhe sigurimin e kushteve për vizitueshmërinë e turistëve ne mjediset e saj

ARDIS DUKA, DREJTOR I DREJTORISË RAJONALE TË TRASHËGIMISË KULTURORE, GJIROKASTËR

“Në mënyrë periodike ,të përditshme kryhet mirëmbajtja e kalasë , gjithashtu shërbime për vizitorët duke i  ofruar edhe guida në spektrin  e infomimit mbi kalanë por jo vetëm  për të dhe për të gjitha monumentet  e kulturës që janë  në Qarkun e Gjirokastrës,  ku vizitorët ndihen të informuar  edhe mbi objektet e kultit, mbi urat apo të tjera monumente kulture”, tha Ardis Duka, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër.

Në këtë fund-korriku në Gjirokastër konstatohet një rritje e vizitueshmërisë krahasuar me ditët e para të këtij muaji, ndërsa qyteti i UNESCO-s po mirëpret gjithmonë e më shumë turistë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026