“Kam 2-vite e lidhur”| E ëma e 12-vjeçares në dijeni: E denoncoi kur u nda, sepse…
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pogradec, ku një 12-vjeçare pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 29-vjeçar.
Ishte nëna e 12 vjeçares e cila denoncoi në Policinë e Pogradecit rastin që çoi në arrestimin e 29-vjeçarit me inicialet K.T.
Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se nëna e 12 vjeçares deri para pak kohësh bashkëjetonte me babain e djalit në fjalë dhe vetëm pas ndarjes ka denoncuar rastin për vajzën e saj minorene.
Kjo edhe për grupin e hetimit tregon se nëna ka qenë në dijeni të rastit por e ka denoncuar vetëm kur lidhja e saj përfundoi.
olicia e Pogradecit ka filluar me iniciativë hetimet për rastin ndërkohë që vajza minorene, për grupin e hetimit në prani të psikologëve ka bërë me dije se prej 2 vitesh kishte një lidhje me 29 vjeçarin.
Gjithsesi, policia edhe për shkak të moshës së vajzës ka arrestuar 29 vjeçarin dhe ka filluar hetimet ndërkohë që vajza i është nënshtruar kontrollit mjekoligjor për të vërtetuar nëse ka patur marrëdhënie seksuale.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia