“Kam 30 vite dhe e dua këtë zanat”, 68-vjeçarja tregon pasionin për qilimat e Kolonjës

11 Shkurt 2026 | 16:56

Në një kohë kur zanatet e vjetra po zbehen çdo ditë e më shumë, Sofika Bilbilushi nga Kolonja vazhdon të jetë një shembull i gjallë i përkushtimit dhe dashurisë për traditën. 68-vjeçarja, pavarësisht moshës, nuk ndalet.

Çdo ditë ajo ulet pranë tezgjahut dhe punon me durim për të krijuar qilima artizanalë me motive të ndryshme.

Ajo tregon se realizon lloje të ndryshme qilimash, duke ruajtur teknikat e vjetra të punimit që i ka mësuar ndër vite.

“Kam nja 30 vite. Gjithë gratë në lagjen time punonin dhe ngela pa punë e mësova. Është zanat që më pëlqen. Kanë marrë të huaj e shqiptare. Të huajve u pëlqen. Thur leshi, çorape, jeleke. Deri sa të më gjejnë këtu, të thotë burri ‘u vonua gruaja’, do më gjejnë këtu. Vij në 6 të mëngjesit, iki në 8. E marr leshin, e laj, e tjerr, e ngjyros”, thotë ajo.

Për Sofikën, kjo nuk është thjesht një punë. Ajo thotë se përveçse pasion, artizanati i siguron edhe të ardhura të mira, duke e bërë të ndihet e dobishme.

“Tani jam e kënaqur se pensioniste jam. Ia vlen për mua. Po punove, milionere nuk bëhesh, por ia vlen. Është kënaqësi, kalon ditën. Çdo lloj zanati të jep kënaqësi për punën që nxjerr nga dora. Kohët e fundit ka filluar të pëlqehet, sidomos nga ata që kanë të ardhura. Në çdo shtëpi në Kolonjë që do vesh ka qilima të shtruar”, thotë Sofika.

Megjithatë, ajo thekson se ky është një profesion i vështirë dhe kërkon shumë durim e përkushtim. Sipas saj, të rejat nuk po e ndjekin më këtë zanat, ndaj numri i grave që punojnë qilima artizanalë është gjithnjë e më i vogël.

“Në këtë periudhë e kanë lënë të gjithë, nuk para e kanë qejf. Më parë quhej miniera e grave. Do ta hedhësh modelin, qilimin, i pari me të dytin, është zanat i vështirë, por po e mësove, lum kush e di. Unë kam mbaruar ekonomiste, por këtë e kam zanat të dytë”, thotë ajo.

Në një botë që ecën me ritme të shpejta, Sofika Bilbilushi mbetet një simbol i dashurisë për traditën. Me duart e saj ajo nuk punon vetëm fijet e leshit, por ruan një trashëgimi të çmuar kulturore që rrezikon të humbasë me kalimin e viteve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momenti kur arrestohen dy të dyshuarit për masakrën me 6 të vrarë në Gjermani (VIDEO)

Dy të dyshuarit për vrasjen e gjashtë personave në Stade, në Gjermaninë veriore, janë neutralizuar dhe arrestuar nga policia, ndërsa momenti i ndërhyrjes është kapur...
18:05 | 29/06/2026

Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale

Muzika baroke spanjolle mbushi mbrëmjen e së premtes Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës...
17:47 | 29/06/2026

Zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit, në terren dhjetëra zjarrfikës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë këtë të hënë kodrat e Shtërmenit, në bashkinë Cërrik. Dhjetëra efektivë të zjarrfikëses, të mbështetur edhe nga...
17:42 | 29/06/2026