“Kam shembur legenin”- Flet sopranoja që rrëzua në skenë: Neglizhencë e tenorit

30 Shtator 2025 | 12:30

Sopranoja e njohur Eva Golemi e cila u rrëzua në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ka shembur legenin dhe aktualisht ndodhet në shtrat.

Në një reagim për gazetaren e Euronews Albania, Anila Kolgjini, ajo thotë se mjekët i kanë sugjeruar 10 ditë pushim për t’u rikuperuar plotësisht.

Golemi thotë se rënia e saj erdhi për shkak të neglizhencës së tenorit meksikan Mario Rojas, i cili nuk e priti në momentin që ra, ndërsa shton se nga ky i fundit nuk ka pasur asnjë reagim.

“Jam në shtrat. Kam shembur legenin dhe mjekët më kanë këshilluar 10 ditë pushim. Do bëj sërish vizita e më pas do shoh gjendjen. Ishte neglizhencë e tenorit, pasi nuk më priti në momentin që po bija. Nuk më ka ndodhur kurrë më parë. Dhe në pamje duket qartë se i kujt ishte gabimi. Nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e tij”, tha ajo.

Incidenti i pazakontë ndodhi mbrëmjen e 26 shtatorit, në premierën e “La Traviatës” në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Eva Golemi në rolin e Violetës duhet të binte në krahët e Alfredos, rol që luhej nga tenori Mario Rojas, por ky i fundit nuk e realizoi siç duhet rolin e tij. Rojas ndodhej larg Golemit, duke e lënë sopranon të rrëzohet në tokë.

Në katër netët e shfaqjes, me tre kaste të ndryshme, në operën me produksion të mjeshtrit me famë botërore Hugo de Ana ishte planifikuar që Golemi të ishte në rolin e Violetës, por pas incidentit roli i Golemit u anulua.

Eva Golemi ka interpretuar qindra role, por Violetta e “La Traviatta-s” ishte ndër rolet e preferuara të saj, të cilin e ka sjellë mbi 70 herë në skenë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026