Kamberi: Marrëdhëniet shqiptaro-serbe, varen nga përfundimi i dialogut Kosovë-Serbi
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se marrëdhëniet shqiptaro-serbe, varen nga çështja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Kamberi u shpreh se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe vetë Serbia, mund t’ë ndërtojë raporte të mira me të gjithë shqiptarët, e jo me një pjesë të tyre.
“Stabiliteti i përgjithshëm në Ballkanin Perëndimor do të varet nga çështja sesi do të përfundojë marrëveshja Kosovë-Serbi dhe sesi do të zgjidhet çështja e tensionuar në Bosnje. Aspiratat serbe, përmes projektit ‘bota serbe’, për Bosnjen, Kosovën dhe Malin e Zi janë reale. Mund të keni raporte të mira ekonomike me një shtet, por nëse Serbia do kishte futur trupat e veta në veriun e Kosovës, në ato ditë kur ishte ultimatumi për të hequr targat, cili do ishte reagimi i Shqipërisë?
Raportet e mira, Aleksandër Vuçiç dhe Serbia mund t’i ndërtojë me të gjithë shqiptarët bashkarisht, jo me një pjesë të tyre, duke pasur raporte armiqësore me pjesën tjetër. Esenciale për stabilitetin e Ballkanit, është çështja sesi do të zgjidhen raportet Kosovë-Serbi dhe në bazë të kësaj, sesi do jetë trajtimi tjetër i Serbisë, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 16:38 Lavrov: Moska mbetet e angazhuar ndaj marrëveshjeve të arritura mes Putinit dhe Trumpit
- 16:37 Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
- 16:22 Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 16:19 Le Pen komenton përplasjen Trump-Meloni: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendev
- 16:18 Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit