English

Kampi i refugjatëve në Gjadër, deputeti italian: Hapet në fund të vitit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërtimi i kampit italian për emigrantët në Shqipëri është ende në vijim. Qendrat e pritjes do të hapeshin majin e kaluar dhe më pas në qershor, kryeministrja Meloni njoftoi se plani ishte shtyrë për në fillim të gushtit.

- Advertisement -

Por duket se hapja është vonuar sërish, me asnjë datë në horizont. Roma dhe Tirana nënshkruan një marrëveshje 5-vjeçare, me Shqipërinë që pranoi vendosjen e kompleksit në territorin e saj, që do të menaxhohet nga autoritetet italiane. Por plani ka shkaktuar kritika.

“Hapja duhet të ndodhë nga fundi i vitit dhe kjo për shkak se ka disa afate që duhen respektuar sa i takon ndërtimit dhe aspektit burokratik. Sa i takon kostove, është e vërtetë që ato janë të mëdha. Aktualisht po flasim për pak miliona euro, por është e vërtetë se kostoja për emigracionin ilegal nuk është vetëm ajo që paguhet për të bërë kompleksin. Kryesisht ajo ka të bëjë me atë që ndodh përpara sa i takon parandalimit, përdorimit të Rojës Bregdetare dhe asaj që ndodh më pas. Emigrantët në Itali kushtojnë rreth 1 mijë euro në muaj, ndaj kostoja për hapjen e këtyre komplekseve është e papërfillshme krahasuar me koston e emigracionit si e tërë”, tha Flavio Tosi, deputet i Forza Italia.

Shqipëria do të presë deri në 36 mijë azilkërkues në vit për llogari të Italisë. Kërkesat e tyre do të ekzaminohen nga autoritetet italiane, që do të vendosin nëse do të pranohen apo riatdhesohen.

“Jemi shumë të shqetësuar jo vetëm në lidhje me aspektin e politikave të jashtme për emigracionin, por dhe për mënyrën se si do të implementohen ato. Plani lejon burgimin automatik të emigrantëve që shkelin ligjin ndërkombëtar për periudha të gjata. Shumë nga këta njerëz, që do të selektohen në bordin e anijeve italiane, do të klasifikohen si të pazgjedhshëm për të pasur akses në mbrojtjen ndërkombëtare dhe do të riatdhesohen. Kjo marrëveshje është mizore dhe ka si qëllim dekurajimin e emigrantëve duke u shkelur të drejtat”, tha Riccardo Noury, Amnesty International.

Ndërkohë, ndryshimi i procedurave të azilit ka tërhequr vëmendjen edhe të shteteve anëtare.

“Ndryshimi i politikave migratore është një model që ka bindur shtete të shumta anëtare dhe kjo sepse ka disa avantazhe. Është shumë efikase pasi u ndalon emigrantëve të jenë në dispozicion direkt të autoriteteve evropiane të vendit që është destinacioni i tyre dhe kjo kërkon një seri detyrimesh që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave themelore, gjë që mund të krijojë probleme sa i takon konsensusit politik”, tha Francesco Cherubini, profesor juridiku në Universitetin Luiss, Romë.

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë është një nga premtimet kryesore politike të Melonit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?