Kampionati Ballkanik IMMAF, Shqipëria merr 4 medalje bronzi në Beograd

13 Maj 2026 | 10:20

Federata Shqiptare e Arteve Marciale Mikse ka marrë pjesë nga data 7 deri më 10 maj në Kampionatin Ballkanik IMMAF e cila u zhvillua në Beograd të Serbisë. Federata njofton se ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen, ku ekipi shqiptar zhvilloi paraqitje shumë dinjitoze dhe arriti rezultate të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Në këtë Kampionat morën pjesë mbi 150 sportistë nga 12 shtete dhe ekipe ndërkombëtare ku u zhvilluan mbi 120 ndeshje zyrtare. Ekipi shqiptar ka arritur të fitojë 4 medalje gjatë këtij turneu.

Alkeo Bici ka marrë një medalje Argjendi në Youth A, Featherweight 65.8 kg. Jorig Daci arriti ti siguronte Shqipërisë një medalje Bronzi në kategorinë Juniors, Lightweight 70.3 kg.

Renis Hysa gjithashtu mori një medalje bronzi në kategorinë Youth B, 67 kg. Noel Ndrecaj po ashtu u largua nga turneu me një medalje. Ai mori një medalje Bronzi në Youth B, 72 kg. Gersi Aliu në debutimin e tij ndërkombëtar arriti të merrte vendin e 5-të në Youth A, Featherweight 65.8 kg

Përtej rezultateve sportive, kjo pjesëmarrje pasqyron vlera të rëndësishme si disiplinë, respekt, vetëkontroll dhe sacrifice- elementë thelbësorë për edukimin dhe formimin e të rinjve shqiptarë. Shqipëria vazhdon të ngrejë flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare të MMA-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026