Kampionati botëror Formula1 në ujë, mbahet vitin e ardhshëm në Pogradec
Pogradeci vitin e ardhshëm do të mirëpresë për herë të parë në vendin tonë kampionatin botëror të Formula një në ujë, i njohur ndryshe si F1H2O.
Nga data 1 deri më 7 Korrik do të organizohen garat e motorave të ujit dhe skafeve në liqenin e Pogradecit.
Përfaqësues të lartë të kampionatit botëror ishin në Pogradec për të firmosur kontratën e bashkëpunimit me kryetarin e bashkisë.
Përfaqësuesi i Formula 1 në ujë në Shqipëri, Kris Spaho e konsideroi një ngjarje të madhe sportive por edhe turistike për vendin tonë.
Kryetari bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli tha se do të bëjnë gjithçka duhet për të plotësuar gjithë kushtet e organizimit të një gare me nivel botëror.
Pjesëmarrës në garë dhe stafe do të jenë më shumë se 600 persona. Në 7 ditët e garave do të jenë pjesëmarrës pilotët më të mirë të 43 ekipeve të njohura nga shumë vende të botës, të cilët do të garojnë në dy disiplina, atë të skafeve dhe motorëve të ujit.
Më parë gara të tilla janë zhvilluar në disa vende të botës, si Itali, Britani apo dhe Abu Dabi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge