Kampionët në qendër të merkatos, Morata drejt rikthimit në Serinë A

16 Korrik 2024 | 16:51

Kampionati evropian apo ai botëror mbeten vitrina më e bukur për futbollistët e ndryshëm, të cilët synojnë një karrierë të suksesshme.

Tani është periudha e spanjollëve që pas festës të mendojnë për transferimin e radhës, ndërsa interesi ka qenë i lartë.

Emra si Nico Williams, Morata, Zubimendi apo dhe Merino kërkohen nga skuadra të ndryshme në Evropë, pa harruar këtu dhe Vivian apo Le Normand, me këtë të fundit që iu bashkua El Colchoneros.

Mediat iberike raportojnë për një rikthim të Alvaro Moratës në kampionatin Italian, e konkretisht është Milani që synon të afrojë 31-vjecarin. Mosha e tij garanton nivel të lartë edhe për disa sezone, ndërsa është një njohës i mirë i elitës italiane, ndërsa do të jetë vetë Ibrahimovic ai i cili do të merret me këtë cështje.

Tek Spanja të gjithë janë të dëshiruar, por ai që po çmend Evropën është Nico Ëilliams, lojtari që Hansi Flick e dëshiron tek Barcelona me cdo kusht. Arritja e akordit me Bilbaon është thuajse e pamundur për këtë periudhë, por më pas nuk i dihet. Mikel Merino po ashtu është në orbitë ne gjermanit, me Arsenalin që po ashtu pret në anën tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026