English

Kampionia 15-vjeçare që përfaqëson Shqipërinë në Kupën e Botës për Ski

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është debutuesja me moshën më të re në historinë e kupës së botës. Cilido qoftë rezultati, skiatorja Lara Colturi do të fitojë këtë titull më 22 tetor.

- Advertisement -

Vetëm 15 vjeç, Lara konsiderohet një fenomen sportiv për nga arritjet dhe synimet. Ajo përfaqësoi Shqipërinë në garën në Kili dhe fitoi vendin e parë.

Presidenti i Federatës së Skive, Elvis Toçi e konsideron arritje mundësinë për t’u përfaqësuar nga një kampione si Lara.

“Lara është një fenomen, konsiderohet nga shtypi botëror fenomeni më i madh i skive për momentin. Ajo vjen pas fitores së kupës së Amerikës Latine. Shqipëria nuk kishte parë kurrë fitoren e një cirkuiti kaq të madh ndërkombëtar,” – u shpreh ai për Euronews Albania. 

Në garën e të shtunës në Austri marrin pjesë 100 skiatorët më të mirë të botës, ku garon edhe Lara, por vendi i parë, për nga mosha dhe eksperienca e sportistëve të tjerë pjesëmarrës, nuk është i lehtë për t’u arritur.

Elvis Toçi ndau dhe një detaj që fatkeqësisht mund t’i ndikojë 15-vjeçares në performancën e saj.

“Lara për fat të keq ka temperaturë. Kemi akoma ditë deri të shtunën, mamaja e saj që është dhe drejtoresha teknike ka shumë shpresë që antibiotiku të bëjë punën e vet por ky është fati. Megjithatë kampionët kanë shpirt kampioni,” – tha presidenti i Federatës, për Euronews Albania. 

Çfarë ngelet është të presim siparin e kupës së botës për ski dhe t’i japim mbështetjen e duhur italianes që përfaqëson vendin tonë në mënyrën më dinjitoze të mundshme.

Njësoj si Formula 1, kampionati do të organizohet çdo dy javë në një shtet të ndryshëm. Gara tjetër do të jetë në Finlandë, më pas në Itali, Austri, Amerikë, Kanada dhe mbyllet në fund të prillit në Itali, në vendlindjen e Larës.

Lara ka pasaportë shqiptare, njësoj edhe nëna e saj, e cila është njëherazi trajnerja e Larës, e mori këtë pasaportë vetëm e vetëm për të  stërvitur kombëtaren e Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×