Kanabisi drejt legalizimit, Kadia: Me Këshillimin Kombëtar masim pulsin

24 Janar 2022 | 21:16

Legalizimi i kanabisit mjekësor është në të mirë të ekonomisë në vend, sipas Zv. Ministrit të Ekonomisë, Besart Kadia.

“Kur në SHBA alkooli nuk ishte legal, aty lindën bandat dhe shteti humbiste para nga taksat”, argumentoi Kadia.

Ai tha në emisionin “Now” se kanabisi që do të prodhohet në Shqipëri nëse legalizohet, do të eksportohet jashtë vendit.

Ai përmendi Gjermaninë si një nga vendet ku do të eksportohet për qëllime mjekësore.

Qeveria ka shpërndarë një formular të “Këshillimit Kombëtar” ku u drejtohet qytetarëve shqiptarë me disa pyetje, për të parë nëse janë dakord me një sërë vendimmarrjesh. Një prej pyetjeve i referohet edhe legalizimit të kanabisit për arsye mjekësore.

Besart Kadia thotë se me anë të këtij formulari qeveria kërkon të kuptojë qëndrimin e qytetarëve për çështjet më shqetësuese, si një formë referendumi me mirëkuptimin e qytetarëve.

“Është një matje pulsi, një formë referendumi sugjerues”, tha Besard Kadia.

Mirëpo eksperti i ekonomisë Mateo Spaho thotë për formularin se nuk ka të bëjë me referendum, por “po jepet thjesht një mendim”.

Spahu sugjeron që të bëhet një referendum i drejtpërdrejtë në të gjithë Shqipërinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026