Kanina drejt shpopullimit, nga 620 familje, sot vetëm 120! Të huajt blejnë shtëpitë

18 Janar 2024 | 18:16

Kanina ofron pamje të mrekullueshme të qytetit bregdetar të Vlorës, një fshat që njihet për bujarin e mikëpritjen, traditat dhe për historinë e “Kalasë së Kaninës”, por këto nuk mjaftojnë për banorët e zonës të cilët janë tkurrur vitet e fundit.

Pjesa më e madhe janë larguar në emigrim, detyruar edhe nga mungesa e kushteve minimale të jetesës. Prej vitesh infrastruktura është e dëmtuar, mungon uji i pijshëm, kushtet e vështira të jetesës, por mbi të gjitha mungesa e mundësive të punësimit.

“Të rinjë s’ka kanë ikur të gjithë, mosha jonë ka mbetur edhe pleqt fare, po largohen se s’ka punë ska të ardhme”, tha një qytetar.

“Vetëm ne kemi ngelur pak të rinjë më të shumtit kanë ikur, janë larguar me emigrim. Papunësia, gjendja ekonomike kanë ngelur vetëm pleq. Po e kam menduar dhe do largohem se nuk shtyhet më kështu është gjendje e mjerushme mund të them”, tha i pyeturi.

Gjithashtu institucioni arsimor i fshatit, një shkollë me histori 116 vjeçare, rrezikon që të mbyllet, tregojnë banorët pasi 90% e të rinjëve janë larguar dhe si rrjedhojë ka rënë ndjeshëm numri i nxënësve.

Xhuljo, një nga të rinjtë e pakët që ka mbetur ne fshatin Kaninë merret me tregtimin e ullurit dhe të vajit.

“Merremi me ullishten me tregëtimin e ullirit dhe të vajit, po i jepet pak zhvillim ullirit kaniniot edhe vajit që është shumë cilësor. Po përpiqem të mbaj edhe disa nga shokët e mi këtu që ti angazhoj edhe ne disa punë të tjera. sepse këtu ka shumë gjëra që mungojnë, ne nuk kemi ujë të pijshëm vin uji me orar,shiko në cfarë gjendje është një shesh historik shiko në cfarë gjendje është katandisur. Unë jam larguar dhe jam kthyer prap sepse më vin keq për vendin tim”, tha Xhuljo.

Ndërsa banorët e Kaninës largohen, fshati i shtrirë i gjithi mbi det ka nisur të ketë banorë rezidentë të huajt që kanë blerë shtepi në të. Kryesisht francezë dhe italianë.

“Po vin njerëz të huaj që po e blejnë,francez anglez turq italianë janë shumë të interesuar”, tha i intervistuari.

“Ukrainas, rus, turq, italian ka shumë fare në Vlorë në Kaninë, gjithandej”, tha i intervistuari.

Shpopullimi i Kaninës, ndryshe nga fshatra të tjerë duket një fenomen i ri. 6 vite më parë në këtë fshat kanë jetuar rreth 620 familje ndërsa sot kanë mbetur vetëm 120 familje ku pjesa më e madhe janë të moshuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026