Kaos në Kuvend| Opozita bllokon foltoren, Balla: 5 minuta pushim të qetësohen

13 Korrik 2023 | 11:34

Seanca plenare e kësaj të enjteje u shoqërua me debate të ashpra në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj. Opozita kërkoi që seanca për shqyrtimin e kërkesës së arrestimit të Ahmetaj të mbahej këtë të enjte, ndërkohë që maxhoranca tha se nuk do të ketë ndryshim të rendit të ditës dhe se seanca për Ahmetajn do të mbahet të hënën në orën 17:00.

Deputetët e partisë Demokratike bllokuan foltoren e Kuvendit dhe deklaruan se nuk do të ketë seancë normale pa ardhur kryeministri Rama të japë llogari për Ahmetajn.

Nga ana tjetër kreu i grupit parplamentar socialist Taulant Balla, kërkoi 5 minuta pushim që debutetët të qetësohen dhe të vijohet me raportin e kryekomisionerit Celibashi për zgjedhjet e 6 Marsit.

“Sot Kuvendi ka të parashikuar një debat të rëndësishëm për raportin e komisoinerit për zgjedhjet. Unë e kuptoj se kur vjen fjala për zgjedhjet këta nuk bëjnë dot debat edhe pse do ishte mirë që dhe për shqetësimet që kanë ngritur copat e opozitës të bëhej një diskutim siç duhej për raportin e vitit 2022 ku kemi patur zgjedhjet e 6 marsit. Ju debat për zgjedhjet nuk bëni dot se ia keni marrë dorën nga humbja në humbje. Me qëllim rikthimin e seancës në normalitet dhe zhvillimin e një debati normal për zgjedhjet i kërkoj Kryetares së Kuvendit 5 minuta pushim. Deputetët të qetësohen dhe komisioneri Celibashi të bëhet gati për raportim”, tha Balla.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026

Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të mërkurë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:52 | 01/07/2026