Kapen 2.2 ton kokainë, prapaskenat dhe lidhjet mes kartelit Kinahan dhe Hezbollahut
Agjencia Amerikane e Luftës kundër Drogës (DEA) ka depërtuar në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës që lidhet me kartelin irlandez Kinahan, duke zbuluar për herë të parë se grupi kriminal është aktiv në Amerikën e Veriut dhe Kanadë. Hetimi zbuloi trafikimin e metanfetaminës dhe kimikateve që përdoren për prodhimin e fentanylit përmes një zinxhiri furnizimi që shtrihet në mbarë botën.
Një informator i fshehtë i DEA-s, me emrin koduar Queen, infiltruar në rrjet arriti të fitojë besimin e Opinder Singh Sian, një kanadez me pozita të larta në grup, i cili ka lidhje me kartelin Kinahan, mafien italiane dhe një trafikant të kërkuar turk. Sian u arrestua në Nevada pas një operacioni të gjatë nën mbikëqyrjen e DEA-s.
Hetimi ekspozoi gjithashtu lidhjet e Kinahan me rrjetin ndërkombëtar të kontrabandës që përfshin edhe grupin iranian Hezbollah. Një nga ngjarjet më të mëdha të zbuluara ishte tentativa për të kontrabanduar 2.2 ton kokainë, me vlerë mbi 157 milionë euro, nëpërmjet një anije mallrash panameze, MV Matthew, në ujërat irlandeze. Kjo ngarkesë lidhej me Kinahan dhe Hezbollah dhe ishte sekuestrimi më i madh i kokainës në historinë e Irlandës.
Hetimi tregoi se karteli Kinahan po diversifikon aktivitetet e tij nga trafiku tradicional i kokainës në trafikimin e drogëve sintetike dhe kimikateve për prodhimin e drogës, me përfitime më të mëdha dhe rreziqe më të ulëta ligjore.
Nën drejtimin e DEA-s, Queen prezantoi Sian me një agjent tjetër të fshehtë që kishte lidhje në Portin e Long Beach në SHBA, ku ranë dakord për trafikun e metanfetaminës drejt Australisë, ku çmimi mund të arrijë mbi 200,000 dollarë për kilogram.
Dërgesa u ndërpre nga agjentët e DEA-s, ndërsa policia në Australi ndoqi kontenierin deri te një vendstrehim në Sidnej. Hetimi zbuloi gjithashtu plane për të kontrabanduar kimikate për fentanyl nga Kina përmes Kanadasë dhe SHBA-së, duke përdorur një biznes familjar kamionësh.
Ky rast tregon se karteli Kinahan është i aftë të krijojë aleanca globale dhe të operojë në porte dhe pika kyçe shpërndarjeje në mbarë botën, duke u përfshirë gjithnjë e më shumë në tregun e drogëve sintetike dhe kimikateve.
Autoritetet irlandeze dhe amerikane po monitorojnë me kujdes veprimtarinë e Kinahan, ndërsa grupi po përballet me goditje të rëndësishme në nivel ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit