Kapen duke pirë alkool në lokal, e “pësojnë” efektivët e policisë
Dy punonjës të policisë në komisariatin e Peqinit, janë pezulluar nga detyra pasi janë kapur nga kontrollet e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore duke konsumuar alkool në një lokal.
AMP bën me dije se efektivët janë pezulluar nga detyra për thyerjen e kodit të etikës.
Ndaj dy efektivëve bëhet me dije se ka nisur fillimi i hetimit disiplinor për shkeljet e kryera.
NJOFTIMI I AMP
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), në zbatim të Planit të Monitorimit mbi respektimin e normave dhe rregullave të etikës, kanë monitoruar efektivat e Policisë në gjithë rajonin që mbulon.
Janë konstatuar në brendësi të një bar-kafe punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Peqin, M.Z. dhe G.T., me funksion Ndihmës Specialist të Policimit në Komunitet duke konsumuar pije alkolike, veshur me uniformë të Policisë së Shtetit, në kundërshtim me rregullat e Etikës Policore dhe parashikimet në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, duke kryer shkelje të rëndë disiplinore.
Ndaj tyre do të rekomandohet fillimi i hetimit disiplinor pranë Komisionit Disiplinor në AMP
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:18 “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
- 12:09 Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
- 11:45 “Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur