Karamuço: Për informacionet nga Sky duhet një SPAK i dytë
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se për të gjitha informacionet që janë zbardhur nëpërmjet aplikacionit Sky duhet një SPAK i dytë, vetëm prej volumit të punës.
Sipas tij ka prokurorë që kanë kryer një trajnim specifik për këtë aplikacion, formën si funksionon dhe si hetohet.
“Mendimi im absolut është që për Sky ne duhet të ngremë një SPAK tjetër. Ka një volum të jashtëzakonshëm që po vjen dhe vetë është shprehur nga disa prokurorë të SPAK-ut që kjo çështje me kaq shumë volum që po vjen, me bashkëpunim ndërkombëtar, e kemi të pamundur fizikisht që ta trajtojmë këtë në kohë sa më të shkurtër dhe për t’i dhënë hetimeve drejtim. S’është një dosje, ato janë informacione pafund që i shkojnë SPAK-ut me skeda konkrete. Përpara 10 ditësh disa miqtë e mi prokurorë kanë marrë pjesë në një trajnim i cili u zhvillua në qendrën e luftës kibernetike në Mal të Zi ku erdhën prokurorët francezë që hetonin Sky në vendin e tyre, ata që filluan këtë proces me amerikanët dhe ju bënë 1 javë trajnim, e hënë-e premte, për çfarë është Sky, si kanë hetuar e të gjitha me radhë,” – shpjegoi Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
- Karamuço: Ja sfida e Altin Dumanit me disa prej prokurorëve në SPAK
- Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge