Kardinali Ernest Simoni Troshani: Më vunë përgjues që lidhej me zyrën e Enver Hoxhës

24 Dhjetor 2022 | 18:12

Kardinali Ernest Simoni Troshani ka treguar se kur u arrestua gjatë periudhës së komunizmit, për shkak të bindjeve të tij fetare, një agjent, i cili ndodhej në burg me të, i kishte vendosur një përgjues.

Në emisionin “Real People” në Euronews Albania, Troshani u shpreh se përgjuesi ishte lidhur me zyrën e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Troshani nënvizoi se Enver Hoxha dëgjonte gjithçka që ai thoshte në burg. Kardinali rrëfeu edhe një nga frazat që kishte thënë, që ta dëgjonte ish-diktatori.

“Më kishin vënë përgjues kur më arrestuan, e lidhur drejtpërdrejt me zyrën e Enver Hoxhës, për të dëgjuar se çfarë kam folur unë, por pa e ditur unë. Ishte në burg edhe ai, e kishin futur në burg, për të krijuar përshtypjen se ata ishin kriminelë.

Sidoqoftë, ne jemi përhapësit e dashurisë, besimit dhe buzëqeshjes së popullit, duhet të lutemi për të, Zoti e faltë Enver Hoxhën, për ta ndihmuar gjithë të varfërit në Shqipëri, se populli është në vuajtje. Po. Duhet t’i duam armiqtë, na e ka mësuar Krishti, jo unë. T’i falim armiqtë, të lutemi për armiqtë. Të gjitha i dëgjonte Enver Hoxha, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026