Karnavalet e Gjitrokastrës. Qyteti i gurtë, mbushet me turistë dhe zhurma fëmijësh

19 Mars 2023 | 19:34

Festa e Karnavaleve ka gjallëruar këtë fundjavë qytetin e Gjirokastrës ndërsa pjesë e saj u bënë banorë të moshave të ndryshme por edhe turistët që vizitojnë qytetin e gurtë. Fëmijët e veshur me kostumet e persomazheve të dashur, të librave dhe filmave, përshkruan rrugët e kalldrëmta duke i sjellë me shumë hijeshi Gjirokastrës, në këtë fillmpranvere.

“Jam veshur si Iron Man, më pëlqyen Karnavalet sepse kishte shumë gjëra të bukura”,- tha një djalë i vogël.

“Karnavalet është një festë shumë e bukur që vera na i dhuron neve, u kënaqa shumë sepse karnavalet janë festa shumë të bukura”, – tha një vajzë e veshur si princeshë

“Mbaroi dimri filloi pranvera por gjithçka lulëzon, kjo është festa e karnavaleve”, tha një nga fëmijëyt  e tjerë.

Organizimi i Bashkisë Gjirokastër ka vazhduar traditën e veçantë të karnavaleve në qytetin e gurtë por duke e përshtatur këtë festë popullore edhe si atraksion turistik.

“Në fakt qëllimi dhe synimi  i organizimit të karnavaleve në këtë ditë është tërheqja e sa më shumë turistëve,  krijimi i një atmosfere në qytet, atmosfere  festive  që organizohet jo vetëm në orët e paradites  por edhe në orët e mbasdites edhe  më gjerë duke  krijuar një  klimë festive në të gjithë qytetin”, -tha Esmeralda Llongo, nënkryetare e Bashkisë

“Ajo që është e rëndësishme, e dokumentar është së deri në fillimin e luftës së parë botërore karnavalet janë organizuar në qytetin e gjriokastrës, Lufta e parë botërore i ndërpreu  festimet e tyre dhe  vetëm pas vitit 1920 ato  fillojnë përsëri këtu në gjriokastrë madje ne kemi dëshmi fotografike në ktë rast, mënifestime përpara prefekturës së qytetit  e cila është djegur neë vitin 1943 dhe oprej asaj periduhe ne nuik kemi më foto , nuk është iorganziuar nbë këtë llohj forme” , – tha Ilir Lluri, specialist i trashëgimisë kulturore

Prej fillimit të këtij viti në Gjirokastër është organizuar një program i pasur aktivitetesh, të cilat kanë shërbyer edhe si pika të guidës turistike për tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026