KAS shqyrton ankimimin e Alibeajt, Indrit Sefa: Autorizimi i Bashës është i vlefshëm

16 Mars 2023 | 12:44

Përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeaj në Partinë Demokratike, Indrit Sefa ka mbrojtur në KAS, ku po shqyrtohet ankimimi i Alibeaj,  tezën se autorizimi i Lulzim Bashës, i dhënë  në momentin kur ai dha dorëheqjen vlen për çdo datë të vendosur për zgjedhjet në vitin 2023.

Ai shtoi se vetë Sefa ka autorizimin e duhur për të kërkuar rregjistrimin në zgjedhje për shkak se ai është përfaqësue i përhershëm i saj pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Kodi Zgjedhor që përcakton që periudha e zgjedhjeve është nga 15 prilli deri në 15 maj që caktohet se kur do të bëhen zgjedhjet e në Republikën e Shqipërisë. Autorizimi i jep tagrin të përfaqësuarve që jemi tre , për të bërë të gjitha kërkesat, edhe për regjistrimin e partisë politike, në Komisionin Qendror të zgjedhjeve.

Gjithashtu unë si përfaqësues i Partisë Demokratike jam edhe përfaqësues i përhershëm i Partisë Demokratike jam edhe përfaqësues i përhershëm i saj në KQZ.

Në bazë të nenit  26 të kodit Zgjedhor unë kam  tagrin që të bëj kërkesa nga më të ndryshme, si rrjedhojë edhe kërkesa për regjistrimin e subjektit zgjedhor është një nga këto kërkesa. Ndaj kërkesa është firmosur nga unë në bazë të autorizimit, por edhe në bazë të përfaqësimit të hershëm që kam”, tha Indrit Sefa.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026