Katër kandidatë për një karrige, gjykata rrëzon KED-në, rifut në garën për Kushtetuesen Zhaklina Peton
Zhaklina Peto është kandidatja e katërt, e cila është rifutur në garë për të plotësuar vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas shkarkimit të Besnik Muçit.
Gjykata Administrative e Apelit vendosi sot të rrëzonte vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), i cili në mbledhjen e 5 tetorit pati vendosur s’kualifikimin e Zhaklina Petos nga listat e kandidatëve për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese.
Me vendimin e sotëm të Gjykatës Administrative të Apelit ndryshon edhe panorama përsa i përket plotësimit të një vakance në Gjykatën Kushtetuese.
Për herë të parë do të jenë katër kandidat të cilët synojnë karrigen e gjyqtarit më të kërkuar në Shqipëri.
Konkretisht Altin Binaj dhe Sonila Bejtja kanë kaluar filtrat e KED-së duke u pranuar në garë. Por nga dy kandidat të kualifikuar lista shkoi në katër pasi Gjykata vendosi që për dy kandidat të skualifikuar, Eugen Papandile dhe Zhakilna Peto, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kishte gabuar duke i futur në garë.
Pas këtyre vendimeve gjyqësore, topi kalon sërish në fushën e KED-së i cili sipas parashikimeve ligjore duhet të vlerësoj me pikë secilin kandidat dhe më pas t’ia përcjell organit të emërtesës që në këtë rast është Presidenti Ilir Meta.
Vetë kreu i shtetit do të ketë në dispozicion një listë me katër kandidat nga të cilët do të përzgjedhja një nga tre të parët të cilët për KED-në do të jenë kandidatët më të vlerësuar për të ushtruar detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk