Katër shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës, pretendon ministri i Jashtëm serb
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç ka deklaruar sot se i ka dorëzuar presidentit Aleksandër Vuçiç, notat diplomatike të katër vendeve që tërhoqën njohjen e Kosovës.
“Këshilli i Sigurisë Kombëtare autorizoi presidentin Vuçiç që të informojë publikun e gjerë për vendet në fjalë kur ai ta shohë të nevojshme”, tha Selakoviç.
Sipas tij, me këtë gjest, Beogradi dëshiron t’u japë një shans shteteve anëtare të Këshillit të Europës që në qershor të mos nisin procedurën e pranimit të Kosovës në këtë organizatë, shkruan Euronews Serbia.
“Kështu, ne duam të tregojmë gatishmërinë tonë për të biseduar dhe për të arritur një zgjidhje përmes dialogut dhe jo në mënyrë të njëanshme”, tha Selakoviç.
Selakoviç u shpreh se shërbimet e inteligjencës së Serbisë kanë mësuar se së paku dy shtete të mëdha po punojnë për t’i ofruar mbështetje serioze logjistike Prishtinës në fushatën për njohje të reja, si dhe për të ndalur fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve.
Seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është caktuar menjëherë pas dorëzimit zyrtar të aplikimit të Prishtinës në institucionet e Këshillit të Europës.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata
- 07:50 Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani
- 07:41 Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
- 07:30 Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 07:25 Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 07:20 Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA