Katër të plagosur nga shpërthimi i bombolës në Maliq – Dëshmia e kryefamiljarit
Një bombol gazi ka shpërthyer këtë mëngjes në një banesë në fshatin Maliq, duke shkaktuar plagosjen e katër personave, mes tyre një fëmijë 8-vjeçar.
Të plagosurit e tjerë, të moshës 26-32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po marrin trajtim të specializuar.
Sipas raportimeve, ata kanë pësuar djegie kryesisht në pjesën e fytyrës.
Kryefamiljari i banesës, Jetnor Muçollari, ka treguar për Euronews Albania se shpërthimi ndodhi në momentin e ndërrimit të kokës së bombolës së gazit.
Sipas tij, në dhomë ndodheshin bashkëshortja, nusja e djalit dhe fëmija 8-vjeçar, ndërsa ai vetë ishte në ballkon kur ndodhi shpërthimi.
“Shpërtheu një bombol gazi. Blemë një kokë të re për bombolën, hoqëm të vjetrën për të vendosur të renë dhe në atë moment ndodhi shpërthimi. Brenda në dhomë ishin djali, gruaja ime, nusja e djalit dhe një fëmijë 8-vjeçar. Unë ndodhesha në ballkon kur dëgjova shpërthimin. Ambulanca i mori të plagosurit. Bombola ishte brenda në dhomë, sapo e kishim blerë një të re për ta rregulluar, por papritur shpërtheu.” – ka deklaruar Muçollari.
Ndërkohë, policia e Korçës ka apeluar qytetarët që përdorin bombula gazi për ngrohje të tregojnë kujdes maksimal në përdorimin e tyre, duke shmangur rrezikun e shpërthimeve.

Njoftimi zyrtar i Policisë:
Rreth orës 11:00, në fshatin Maliq, në banesën e shtetasit M. M., dyshohet se ka ndodhur një shpërthim i një bombole gazi. Si pasojë, janë lënduar katër persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestohet shqiptari në Britani, la fëmijët vetëm në shtëpi për të takuar një 14-vjeçare që kishte njohur në internet
Zbardhen rrethanat e plagosjes me armë në Pogradec, kush janë 4 autorët që tentuan të vrasin 35-vjeçarin (EMRAT)
Seancë plenare dhe protestë para Kuvendit, qytetarët thirren të mblidhen në orën 10:00
- 09:41 Kongo raporton më shumë se 1,300 raste me Ebola: OBSH-ja bën thirrje për kujdes
- 09:39 NASA: 60,000 ndërtesa mund të jenë dëmtuar ose shkatërruar nga tërmeti në Venezuelë
- 09:36 Arrestohet shqiptari në Britani, la fëmijët vetëm në shtëpi për të takuar një 14-vjeçare që kishte njohur në internet
- 09:32 Vance kundër Rubio, a është ekipi i Trump i përçarë për shkak të luftës në Iran?
- 09:29 Zbardhen rrethanat e plagosjes me armë në Pogradec, kush janë 4 autorët që tentuan të vrasin 35-vjeçarin (EMRAT)
- 09:26 Seancë plenare dhe protestë para Kuvendit, qytetarët thirren të mblidhen në orën 10:00