Katër të vdekur nga rënia e ortekut në Francën qendrore

26 Shkurt 2024 | 07:06

Katër persona kanë vdekur nga rënia e një orteku në rajonin malor të Auvergne në Francën qendrore, thanë autoritetet lokale.

Ngjarja ndodhi të dielën në një lartësi prej 1600 metrash mbi fshatin Mont-Dore në një zonë të njohur si Val d’Enfer, sipas një deklarate nga prefektura e departamentit të Puy de Dom.

Tre persona të tjerë u plagosën pas një operacioni kërkimi në shkallë të gjerë në të cilin morën pjesë 50 persona, thuhet në deklaratë.

Gazeta lokale La Montagne raporton se orteku rrëmbeu skiatorët nga një klub aty pranë, të cilët kishin dalë nga pista me një udhërrëfyes.

Malet e Auvergne, shumë prej të cilave janë me origjinë vullkanike, nuk janë aq të larta sa ato të Alpeve apo Pirenejve, por shpesh janë në shënjestër të skiatorëve për shkak të borës së madhe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për drone për të kombinuar ekspertizën e Kievit me kapacitetin industrial të Evropës për të rritur prodhimin....
12:05 | 16/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026