“Ke ndonjë problem?”, Balliu debat me Iljazaj: Ju merreni me atë që sulmohet
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka debatuar me tone të ashpra këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin”, me gazetarin Ervis Iljazaj.
Ai tha se nuk mund të thuhet se nuk ka asnjë argument që Sali Berisha po përndiqet politikisht ndërkohë që kryeministri Rama, ka shkelur kushtetutën.
Nga ana tjetër Iljazaj tha se nuk mund të quhet përndjekje politike për sa kohë nuk ka fakte që SPAK e ka kërkuar arrestimin e Berishës me urdhër të Ramës, ndërsa theksoi që ai vetë do kishte dashur që ish-kryeministri Berisha të kërkonte të drejtën e tij në gjykatë dhe jo me protesta.
Balliu ju kundërpërgjigj se problemi më i madh është se në vend që tgë merren me atë që shkel ligjin dhe kushtetutën, merren me atë që sulmohet.
Pjesë nga biseda në studio:
Klevis Balliu: Tjetër gjë është kur je te gazeta dhe tjetër kur je në studio. Ti këtu duhet të marrësh përsipër që ato që thua të jenë të vërteta. Ti the se nuk ka asnjë argument për përndjekje politike. Nuk është shkelur ndonjë procedurë the, këtu është shkelur Kushtetuta!
Ervis Iljazaj: unë thashë që avokatët e zotit Berisha nuk dhanë ndonjë fakt për përndjekje politike, por u futën në themel të çështjes.
Klevis Balliu: Po patjetër përndjekje politike është kur qeveria të shkel Kushtetutën.
Ervis Iljazaj: Edhe një herë të lutem. Përndjekje politike që të kuptosh konceptin, është kur… Se je më i vogël se mua në moshë dhe në karrierë.
Klevis Balliu: Nuk është çështje moshe kjo!
Ervis Iljazaj: Përndjekje politike, është kur i bëhet presion Rama-SPAK-ut që të hetojë Berishën.
Klevis Balliu: Po ça po flet? A ke problem ti me atë që ndodhi aty?
Ervis Iljazaj: Po unë kam problem. Unë kam këtë problem. Unë nuk mendoj se një lider i rëndësishëm si Sali berisha, ish-president, ish-kryeministër të bëjë protesta politike në momentin që diskutohet për statusin e tij politik. Unë pretendoj dhe ky është problemi im që një lider i tillë ta bëjë betejën e tij në gjykatë.
Klevis Balliu: Ti ke probleme me atë që është sulmuar dhe nuk ke me sulmuesin. Ju nuk keni asnjë problem me ata që shkelin ligjin dhe ju marrin lekët, por ju keni probleme me atë që sulmohet.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 09:07 Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona