“Kemi ardhur për fitore”, flasin trajneri e sulmuesi serb: Shqipëria ka ekip serioz
Në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç dhe sulmuesi, Aleksandar Mitroviç dolën në konferencën tradicionale të shtypit.
Mitroviç u pyet nga gazetaret për ndeshjen e famshme ndaj Shqipërisë në Beograd, më 14 tetor 2014, ku ai është nga nga lojtarët që ka qenë prezent.
“Kam dy kujtime nga përballjet me Shqipërinë, një të keq dhe një të mirë. Në Beograd pas asaj që ndodhi, dhe në Elbasan ku fituam. Ka kaluar shumë kohë, brezat kanë ndryshuar, si te ne, ashtu edhe te ata. Megjithatë, ekipi kuqezi ka cilësi dhe meriton respekt. Por ne në fushë zbresim për fitore dhe jo për rezultat tjetër, qoftë ndaj Shqipërisë apo Anglisë, Brazilit apo Argjentinës. Duam kualifikimin, por duhet të jemi perfekt. Fokusi im është vetëm fusha dhe jo ajo që ndodh përreth”, tha Mitrovic.
Trajneri Stojkoviç uroi besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit:
“Së pari, dua të uroj të gjithë ata që festojnë Kurban Bajramin – gëzuar festa,” – tha ai.
Stojkoviç u shpreh me respekt për skuadrën shqiptare, duke theksuar cilësinë e lojtarëve dhe nivelin e mirë që kanë treguar në eliminatoret e Europianit.
“Shqipëria është një skuadër shumë e mirë, me një trajner të shkëlqyer dhe lojtarë si Broja, Manaj, Asllani, Bajrami. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të tregojmë përqendrim maksimal dhe të mos bëjmë gabime, sepse ata janë të rrezikshëm dhe dinë si të ndëshkojnë,” tha trajneri serb.
Ai shtoi:
“Ne kemi ardhur për të fituar, jo për një barazim. Do të bëjmë më të mirën për të marrë pikët që meritojmë.”
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve