“Kemi identifikuar 137 autorë”, policia bën bilancin e situatës kritike nga zjarret

14 Gusht 2025 | 09:46

Ndërkohë që situata nga zjarret mbetet kritike, Policia e Shtetit ka publikuar këtë të enjte një bilanc për periudhën nga muaji qershor deri më 14 gusht, lidhur me autorët e dyshuar të zjarrvënieve në vend.

Sipas Policisë, gjatë muajve qershor, korrik dhe deri më sot, janë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët: 46 janë arrestuar dhe 91 janë proceduar penalisht.

Në njoftim thuhet se strukturat operacionale të Policisë së Shtetit po vijojnë kontrollin dhe monitorimin e zonave me dronë, për të identifikuar në kohë personat që shkaktojnë zjarre, duke djegur prona private, banesa, pyje, kullota dhe shpesh duke rrezikuar jetën e banorëve, punonjësve të Policisë, zjarrfikësve dhe forcave të emergjencës civile.

“Shkaktimi i zjarrit, qoftë me qëllim apo nga pakujdesia, përbën vepër penale. Policia e Shtetit po punon, në bashkëpunim me banorët, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të gjithë atyre që shkaktojnë zjarre”, thuhet në njoftim.

Forcat e sigurisë në terren për mbështetjen e emergjencave

Policia informon gjithashtu se Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale, nën drejtimin e drejtuesve vendorë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, vijojnë të jenë në terren.

Ato po ndihmojnë në evakuimin e banorëve dhe mbështesin Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit në përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Thirrje për qytetarët

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre, sidomos gjatë punimeve bujqësore.

Në mënyrë të veçantë, blegtorët dhe fermerët janë paralajmëruar për përgjegjësinë që mbajnë ndaj tokave dhe kullotave në pronësi apo përdorim.

“Thirrje për të gjithë banorët: mos ndizni zjarr për djegien e mbetjeve bujqësore apo për pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrë masa me instancat përgjegjëse,” përfundon njoftimi i Policisë së Shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026