Zjarri në afërsi të Parkut të Gërmenjës shtrihet drejt Greqisë, si paraqitet situata

14 Gusht 2025 | 09:10

Situata e vatrës së zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës paraqitet e njëjtë. Sipas vlerësimeve, ditën e sotme ka një shtrirje më të madhe të sipërfaqes së prekur nga zjarri drejt territorit grek, si pasojë e efektit të erës.

Ekipi në terren ka nisur punën që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe do të vazhdojë gjatë gjithë ditës mbajtjen nën kontroll dhe monitorimin, duke punuar për të parandaluar përhapjen e perimetrit të zjarrit brenda zonës së mbrojtur.

Në terren ndodhen rreth 40 forca dhe 9 mjete, specifikisht:

Forca zjarrfikëse: 11

Mjete zjarrfikëse: 2

Zonat e Mbrojtura: 6 forca

Vullnetarë: 5

Forca të ushtrisë: 5 xhenierë, 4 kimistë

Mjete ushtarake: 2

Forca policie: 3

Mjete policie: 1

Forca pyjore: 4

Mjete pyjore: 1

Forca të bashkisë: 6

Mjete agregate: 3

Shërbimi i Bashkisë Kolonjë ka angazhuar edhe tre mjete për hapje rruge pyjore, në mënyrë që mjetet zjarrfikëse të afrohen sa më pranë sipërfaqes së prekur, e cila ndodhet në një distancë prej rreth dy orësh larg në një terren të vështirë për t’u përshkruar.

Zona paraqet gjithashtu rrezikshmëri nga municionet, ndaj veprimet në terren janë shumë të kontrolluara. Jemi në komunikim dhe koordinim të ngushtë me strukturat e palës greke.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026